A 4 G R O U P

Loading

Shpedicion / Transport & Depo Doganore

Na vizitoni:
Terminali Doganor Prishtina 1
Orari:
E Hënë - E shtunë 08:00-18:00
Dergo email
shpedicion@a4group-rks.com
Na vizitoni:
Terminali Doganor Prishtina 1
Orari:
E Hënë - E shtunë 08:00-18:00
Dergo email
shpedicion@a4group-rks.com
Telefoni
+383 49 628 836, +383 48 683 693, +383 44 551 808
Merr ofertë

Depo Doganore

Depo Doganore Publike

Ne ofrojmë shërbime profesionale dhe të besueshme magazinimi doganor (Depo Doganore Publike, Tipi – A) për te gjitha mallrat duke pezulluar taksat doganore derisa per mallrat e juaja te importuara do te vendosni ti jepni nje kahje procedurale te trajtimit doganor per te cilat keni ne dispozicionin tuaj 365-dite kohe qe ti trajtoni ato nen procedure te importit apo ri-eksportit doganor gjithnje konform legjislacionit doganor ne fuqi. Magazinat tona të sigurta dhe të mbrojtura janë të dizajnuara për të ruajtur mallrat tuaja derisa ato të kalojnë nëpër procedurat doganore, duke reduktuar vonesat dhe kostot.
Depo (Magazina) doganore publike bënë pjesë në Procedurat Me Ndikim Ekonomik (PMNE) dhe është lejuar të përdoret nga Subjektet Ekonomike Importuese, me qëllimin e vetëm që tu ofrohen lehtësira ekonomike. Në raste të tilla obligimet tatimore si ato të doganës, akcizës dhe TVSH-së shtyhen për tu paguar në momentin kur shiten mallrat e importuara, ose ato nuk do te paguhen fare nese mallrat e juaja ri-exportohen ne tregjet e jashtme.

Me ekspertizën tonë në menaxhimin e procedurave doganore, sigurojmë që dërgesat tuaja të përpunohen në mënyrë efikase, në mënyrë që ju të mund të përqendroheni në operacionet e biznesit tuaj pa shqetësime. Lejoni që ne të menaxhojmë magazinimin dhe formalitetet doganore (exportet dhe importet) të mallrave tuaja, duke siguruar një rrjedhë të pandërprerë të tregtisë suaj ndërkombëtare.